Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Mërkure, 16.04.2014
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, anëtarët e komisionit me disa plotësim-ndryshime përkrahën amendamentet e grupit të punës së komisionit, si dhe disa nga amendamentet e propozuara nga deputetë të tjerë.
Komisioni, po ashtu, shqyrtoi dhe përkrahu amendamentet kushtetuese të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, lidhur me Forcat e Armatosura të Kosovës. Ndërkaq, raporti me amendamente në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit , nr.04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, mbeti të shqyrtohet në mbledhjen tjetër të radhës.