Lajmet e fundit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë

E Mërkure, 16.04.2014




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Florin Krasniqi, kryetar i komisionit, diskutoi për ecurinë e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.

Lidhur me këtë njoftoi kryesuesi i grupit punues për monitorimin e këtij ligji, deputeti, Fadil Demaku. Ai tha se grupi punues ka filluar me aktivitete mbikëqyrëse, përkatësisht me një varg vizitash në institucionet përkatëse që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit.

Anëtarët e komisionit, ndërkaq, vlerësuan se para se të formulohet Raporti përfundimtar me rekomandime, të organizohet një dëgjim publik.

 

 Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë