Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 15.04.2014
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mbajti mbledhje, të cilën e kryesoi Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit. Në këtë mbledhje u shqyrtuan dy pika: Shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtje nga zhurma me amendamentet e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe miratimi i draft-projektit për zbatimin e Ligjit nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.
Në mbledhje, pos anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Në vazhdim, anëtarët e Komisionit, pa diskutuar miratuan Projektligjin për mbrojtje nga zhurma me amendamentet e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
Përndryshe, në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit nuk e miratuan Draft- raportin për zbatimin e Ligjit 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, sepse u morën vesh që deri në fund të kësaj jave, anëtarët e Komisionit të dorëzojnë propozime dhe sugjerime konkrete lidhur me raportin. Pas kësaj, me këto ndryshime dhe plotësime, i njëjti të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.