Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
E Marte, 15.04.2014
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, ka shqyrtuar Raportin e Punës së Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK) për vitin 2013 dhe Raportin e Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRU).
Lidhur me raportin e AMKMK-së komisioni pati vërejtje të shumta dhe vendosi që të mos e miratojë, ndërkaq, përkrahu raportin e ZRRU-së.
Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe e përkrahu edhe Projektligjin për zonën e rrezikuar të Obiliqit, i cili do të procedohet tutje për shqyrtim të dytë në Kuvend.