Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut...

E Hënë, 14.04.2014




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Suzan Novobërdali, ka shqyrtuar rekomandimet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, lidhur me funksionimin e agjencive dhe rregullatorëve të pavarur.

Komisioni i përkrahu rekomandimet, duke propozuar po ashtu edhe rekomandime shtesë.

Në këtë mbledhje, është shqyrtuar edhe një peticion i nënshkruar nga disa qytetarë të komunës së Rahovecit. Nënshkruesit e këtij peticioni kanë kërkuar debat parlamentar për zbardhjen e fatit të veprimtarit, Ukshin Hoti. Komisioni vlerësoi se peticioni i plotëson kushtet formalo-juridike, andaj, vendosi që t'i propozojë Kryesisë së Kuvendnit, që debatin lidhur me të ta radhisë në një nga mbledhjet e radhës.

Debati lidhur me zbatimin e Ligjit për pensionet e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, ndërkaq, ndonëse i paraparë për sot, nuk është zhvilluar, për shkak të mosprezencës së ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Nenad Rashiq.

 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut... Komisioni për të Drejtat e Njeriut...