Lajmet e fundit
Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Shqipërisë vjen për vizitë zyrtare në Kosovë
E Premte, 11.04.2014
Pritet të realizohen disa takime në Kuvendin e Kosovës dhe me përfaqësues të tjerë institucional të vendit
Një delegacion i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme i Kuvendit Republikës së Shqipërisë, në përbërje: Arta Dade, kryetare e Komisionit dhe Ben Blushi, Namik Dokle dhe Valentina Leskaj, anëtarë të Komisionit, nga 13- 15 Prill 2014 do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Vizita bëhet me ftesë të kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti.
Nga agjenda e takimeve në Kuvend:
E hënë, 14 prill 2014
09:30-10:00 Takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës
dr. Jakup Krasniqi (në takim do të marrë pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti)
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Kabineti i Kryetarit të Kuvendit
Media: Vetëm pamje
10:40-11:35 Takim me Komisionin për Punë të Jashtme
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Salla S-1
Mediat: Xhirim dhe fotografim
11:35-11:50 Konferencë e përbashkët për shtyp, Kurti dhe Dade
Vendi: Para sallës S-1
E martë, 15 prill 2014
10:40-11:30 Takim me Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane
Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Salla S-1
Mediat: vetëm pamje
Gjatë vizitës në Kosovës delegacioni parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë do të ketë edhe takime të tjera të rëndësishme me krerë institucional të Kosovës, si dhe do të vizitojë objekte kulturore dhe historike të vendit.