Lajmet e fundit

Komisionit për Punë të Jashtme takon deputetë të Parlamentit Evropian

E Enjte, 10.04.2014




Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Albin Kurti, kryetar i Komisionit, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka zhvilluar takime te ndara me disa deputetë të Parlamentit Evropian.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme u takuan me z. Elmar Brok, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, z. Hannes Swoboda, anëtar i Konferencës së Kryetarëve të Parlamentit Evropian, dhe me znj. Ulrike Lunacek, anëtare e Komisionit për Pune të Jashtme e PE-së.

Në këto takime u diskutuan çështje të rëndësishme siç janë zgjedhjet, kërkesa për monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, diplomacia parlamentare, mungesa e transparencës lidhur me Tribunalin/Gjykatën për krimet e luftës, situata e sigurisë në Mitrovicë, mandati i ri i EULEX-it, si dhe gjendja e minoriteteve në Kosovë.

Kryetari i Komisionit, z. Kurti, ua dorëzoi deputetëve të Parlamentit Evropian, një raport me vërejtjet e Komisionit për Punë te Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosoves, lidhur me rezolutën e Parlamentit Evropian për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

 

 

  Komisionit për Punë të Jashtme takon deputetë të Parlamentit Evropian  Komisionit për Punë të Jashtme takon deputetë të Parlamentit Evropian  Komisionit për Punë të Jashtme takon deputetë të Parlamentit Evropian