Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 08.04.2014
Në mbledhjen e sotme Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesonte z. Elmi Reçica, nënkryetar i Komisionit, ka shqyrtuar katër Projektligje, si vijon shqyrtimin e Projektligjit nr. 04/L-227 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-51 për parandalimin e konfliktit të interesit në kryerjen e funksionit publik, me amendamentet e Komisionit Funksional për Shëndetësi, shqyrtimin e Projektligjit në 04/L-240 për masat anti damping dhe masat e kundërbalancuese, me amendamentet e Komisionit Funksional për Zhvillimit Ekonomik, Infrastrukturë, Tregtisë dhe Industrisë, shqyrtimin e Projektligjit nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, me amendamentet e Komisionit Funksional për Shëndetësisë, Punë dhe Mirëqenies Sociale si dhe shqyrtimin e rekomandimeve përkitazi me funksionimin e agjencive të pavarura dhe rregullatorëve të cilët i raportojnë Kuvendit.
Pas një shqyrtimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit kanë mbështetur procedimin e mëtejmë të 4 Projektligjeve (për tu miratuar) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.