Lajmet e fundit

Nënkryetari Haliti u dërgon letër falënderuese z. Bayley dhe znj. Popa

E Hënë, 07.04.2014




Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti i ka dërguar sot letër falënderuese presidentit të AP të NATO-s, z. Hough Bayley dhe zëvëndëskryetares së përgjithshme për politika në AP të NATO-s, znj. Ruxandra Popa, pas propozimit për pranimin e Kosovë si vëzhguese në këtë institucion.

I nderuar Z. Bayley

Me kënaqësi të madhe mësova në lidhje me propozimin e Komitetit të Përhershëm të AP të NATO-s, për t'i dhënë Kosovës statusin e rregullt të vëzhguesit në AP të NATO-s .

Ky është rezultat i përpjekjes së gjatë që ne kemi ndarë së bashku, në mënyrë që të vijmë në këtë pikë. Unë dhe kolegët e mi , gjithmonë jemi ndjerë shumë të mirëpritur në takimet tuaja dhe ne kemi qenë të kënaqur me ju dhe ndarjen e qëllimeve tona të përbashkëta, për një të ardhme më të mirë dhe të sigurtë të vendeve tona dhe rajonit.

Ky është një lajm i madh për Kosovën dhe unë përfitoj nga rasti që t' ju falënderoj, Juve dhe të gjithë kolegët tuaj, për mbështetjen e madhe që unë dhe Kosova kemi gëzuar gjatë kësaj periudhe.

Unë shpresoj se në Vilnius, Kosovës, do t'i jepet statusi , siç Ju keni propozuar dhe ne zyrtarisht do të mund të gëzojmë statusin e vëzhguesit dhe do të kemi mundësi për të kontribuar në organizatën tuaj.
Të jeni të sigurtë se ju nuk do të jeni të pakënaqur me këtë vendim .

Më lejoni të shfrytëzoj edhe një herë këtë rast dhe pasi që statusi të jetë zyrtar, juve dhe kolegët tuaj ju ftojë për një vizitë në Kosovë . Do të jetë një kënaqësi e veçantë për ne që të ju mirëpresim këtu.

Me urimet më të mira ,

Xhavit Haliti
Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

 


E nderuara Ruxandra,

Faleminderit shumë për këtë lajm të madh për Kosovën.

Gjithashtu, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, unë do të doja të ju falënderoj Juve dhe Komitetin për mbështetjen e madhe që Kosova ka gëzuar në të gjitha këto vite, nga Komiteti dhe Asambleja Parlamentare e NATO-s. Ne jemi duke pritur vendimin e AP-së në Vilnius.

Me nderimet më të mira,


Xhavit Haliti
Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës