Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit

E Hënë, 07.04.2014




Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar sot me mbledhjen e rregullt plenare të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit.

Mbledhja ka filluar me shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për produkte dhe pajisje medicionale, për të cilin foli edhe ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani. Ai pasi foli për rëndësinë e këtij projektligji, kërkoi nga deputetët që ta mbështesin atë. Pas shqyrtimit të amendamenteve, deputetët me shumicë votash e miratuan këtë projektligj.

Në vijim është shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së garancisë për linjën kreditore për Fondin e Sigurimeve të Depozitave në Kosovë, nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Lidhur me këtë foli ministri i Ministrisë së Financave, Besim Beqaj, ndërsa, në mungesë kuorumi projektligji nuk u hodh në votim.

 

 

Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit