Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Enjte, 03.04.2014




Në mbledhjën e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, e cila është kryesuar nga znj Jasmina Zhivkoviq, kryetare i Komisionit, shqyrtoi dy projektligje: Projektligjin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me amendamentet e Komisionit Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Projektligjin nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor me amendamentet e Komisionit Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.;

Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim