Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 02.04.2014




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, shqyrtoi dy projektligje dhe dy raporte vjetore financiare.

Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu Projektligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe atë për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese, me amendamente të komisioneve funksionale, me konstatimin e ato nuk përmbajnë kosto shtesë financiare.

Në vazhdim, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2013, të cilin e prezantoi drejtori i kësaj agjencie, Marian Nieora. U përkrah, gjithashtu, edhe Raporti vjetor financiar i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2013, i cili u prezantua nga drejtori i saj, Idriz Blakaj.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa