Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve Naser Hajrizi e Asllan Pireva

E Mërkure, 02.04.2014




Sot, në 33-vjetorin e rënies së dëshmorëve Naser Hajrizi e Asllan Pireva, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti, ka bërë homazhe te vendi i rënies së tyre në Prishtinë dhe ka vendosur kurorë lulesh.

Dëshmorët Hajrizi e Pireva janë vrarë nga forcat jugosllave më 2 prill 1981, në ballë të demonstratave.

 

Kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve Naser Hajrizi e Asllan PirevaKryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve Naser Hajrizi e Asllan Pireva