Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Mërkure, 02.04.2014




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, ka shqyrtuar listën e propozuar nga Qeveria për anëtarë në Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës (AKK). Komisioni me shumicë votash (pesë për dhe dy kundër), u deklarua në favor të saj, ndërkaq të propozuarit: Ahmet Krasniqi, Halit Shabani, Ramë Manaj dhe Arbnor Kastrati, me propozim të Kryesisë së Kuvendit, pritet t'i nënshtrohen edhe votës së deputetëve në mbledhjen e rregullt plenare.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...