Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Mërkure, 02.04.2014
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti, u shqyrtuan pesë projektligje, me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Me këtë rast, anëtarët e komisionit përkrahën për procedim në mbledhje të Kuvendit këto projektligje: Projektligji nr. 04/L-227 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 04/L-51 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, Projektligji nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, Projektligji nr. 04/L-240 për masat antidamping dhe masat kundërbalancuse, Projektligji nr. 04/L-261 për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe Projektligji nr. 04/L-249 për sigurime shëndetësore.