Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Marte, 01.04.2014




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari, Ahmet Isufi, shqyrtoi në parim Projektligjin për Komisionarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për Forcën e Sigurisë dhe Policinë e Kosovës (i hartuar nga Komisioni).

U sqarua se ky draftligj është dërguar në Qeverinë e Kosovës për shqyrtim dhe se janë kthyer propozim-amendamentet nga ministritë përkatëse (MPB-ja dhe MFSK-ja) dhe është proceduar në Kryesinë e Kuvendit. Draftligji është dërguar nga Kryesia e Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ndryshimet kushtetuese, të cilat janë pranuar nga ky institucion.

Komisioni ka aprovuar në parim projektligjin për procedim në mbledhje të Kuvendit, për shqyrtim në lexim të parë.

 

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së