Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
E Marte, 01.04.2014
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, ka shqyrtuar Raportin e Punës së Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK) për vitin 2013.
Raportin e paraqiti Idriz Blakaj, drejtor i AMKMK-së, i cili ka folur për objektivat, sfidat, organizimin dhe funksionimin, si dhe për buxhetin e financat e këtij agjencioni.
Anëtarët e komisionit, ndërkaq, vendosën që para se raporti të procedohet për në mbledhje plenare, të ftohet ministri i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH) dhe të sqarojë për disa nga sfidat e këtij agjencioni, të paraqitura në raport.
Ngjashëm është vendosur edhe lidhur me Projektligjin për regjistrimin e bujqësisë, andaj pritet që në mbledhjen e radhës së komisionit të jenë edhe ministrat: ai i MAPH-së, Dardan Gashi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.