Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Hënë, 31.03.2014
Për shkak të mos prezencës së ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, vendosi të shtyjë mbledhjen e paraparë për sot.
Në këtë mbledhje ka qenë e paraparë të raportohet lidhur me zbatimin e Ligjit për Aviacionin Civil.
Mosparaqitjen e ministrit Mujota, e ka arsyetuar këshilltari i tij dhe drejtori i Departamentit të Aviacionit Civil në MI. Ata sqaruan se ministri sot ka qenë i angazhuar në projektin e autostradë M-6, andaj kërkuan që raportimi i paraparë për sot, të bëhet në mbledhjen e radhës.