Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
E Premte, 28.03.2014
Komisioni për Punë të Jashtme në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Albin Kurti, formoi grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës nr. 03/L-125.
Gjatë këtij takimi anëtarët e Komisionit diskutuan edhe lidhur me vizitën zyrtare që ata do të zhvillojnë në Bruksel, më 6 prill. Ndërkaq, ata u dakorduan që gjatë javës së ardhshme ta ftojnë ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, të raportojë në komision.