Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
E Marte, 25.03.2014
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, ka shqyrtuar tri projektligje. Fillimisht janë shqyrtuar amendamentet e Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, të cilat komisioni, ndonëse i përkrahu ato, vendosi që ato t'i miratojë në një nga mbledhjet e radhës. Ndërkaq, lidhur me Projektligjin për regjistrimin e bujqësisë, komisioni do të konsultohet edhe një herë me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe donatorët për implememntimin e ligjit, të cilët kanë propozuar që ligji të fillojë të zbatohet në vitin 2015. Për sa i përket Projektligjit për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave në bashkëpronësi, komisioni vendosi ta procedojë për lexim të dytë në mbledhje plenare të Kuvendit.