Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
E Marte, 25.03.2014
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, pasi u shqyrtua analiza për Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë në Kosovë, u shqyrtua edhe raporti vjetor i punës së Inspektoratit Policor të Kosovës, për vitin 2013.
Pasi u paraqitën një sërë vërejtje lidhur me këtë raport dhe punën e IPK-së, anëtarët e komisionit u dakorduan që brenda dy javësh të ftohet për raportim në komision kryeshefi i IPK-së.
Komisioni po ashtu diskutoi edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë për ngjarjet e fundit në qytetin e Pejës. Komisioni vendosi që në mbledhjen e radhës të ftojë për raportim edhe Drejtorin e Policisë së Kosovës lidhur me këtë çështje.