Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 25.03.2014




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Fikrim Damka, shqyrtoi sot dy projektligje.
Komisioni procedoi për shqyrtim të dytë në seancë Projektligjin për produkte medicinale dhe pajisje medicinale, pas konstatimit se nuk ka vërejtje apo amendamente shtesë nga ana e komisioneve kryesore.

Në vazhdim, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën njëzëri amendamentet e propozuara nga grupi punues për Projektligjin për Sigurimin Shëndetësor. Projektligji, me amendamentet e miratuara, u procedua për shqyrtim të mëtejmë në komisionet kryesore të Kuvendit.

Në mbledhje u diskutua edhe për dinamikën e punës lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale