Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Hënë, 24.03.2014




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua në parim Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Kryetari Arben Gashi theksoi se projektligji i cili i ishte dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës për mendim është kthyer dhe nuk parashihet të ketë kosto financiare shtesë.

Anëtarët e komisionit pasi përmenden disa dispozita që duhet rregulluar pas leximit të parë, me shumicë votash i dhanë përkrahje këtij projektligji për procedim në mbledhje të Kryesisë.

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion