Lajmet e fundit

Kryetarja e GGD-së priti përfaqësuesen e UN-WOMEN për Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë

E Enjte, 20.03.2014




Kryetarja e Grupit të grave deputete (GGD) të Kuvendit të Kosovës, Teuta Sahatqija, priti sot përfaqësuesen e UN-WOMEN për Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë, znj. Anne Marie Esper Larsen.

Duke i uruar mirëseardhje, znj.Sahatqija fillimisht e njoftoi mysafiren për angazhimin e grave deputete në Kuvendin e Kosovës, për iniciativat e tyre në afirmimin e të drejtave të grave dhe sfidat në realizimin e qëllimeve që kanë ato.

Duke folur për sukseset e GGD-së, ajo vuri në spikamë Rezolutën dhe rekomandimet e miratuara në Kuvendin e Kosovës (mars 2012), e që kanë të bëjnë me avancimin dhe fuqizimin e gruas në shoqërinë kosovare.

Znj. Anne Marie Esper Larsen, ndërkaq, ka përgëzuar kryetaren Sahatqija për sukseset e arritura dhe e inkurajoi atë për angazhime të mëtutjeshme. Po ashtu, përfaqësuesja e UN-WOMEN-it, Larsen, e ka siguruar atë për mbështetje të pakursyer edhe në të ardhmen.

Në këtë takim, është përshëndetur edhe miratimi i Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, në kuadër të të cilit trajtohen edhe rastet e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Me miratimin e këtij ligji, u tha në takim, njihet kontributi dhe sakrifica e gruas për lirin e vendit.

 

Kryetarja e GGD-së priti përfaqësuesen e UN-WOMEN për Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë