Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Enjte, 20.03.2014




Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, e kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, filloi me shqyrtimin në parim të Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Arben Gashi, njoftoi anëtarët e komisionit lidhur me procedurat e këtij draft-ligji. Ai tha se kanë përfunduar debatet dhe se projektligji është kthyer nga Qeveria e Republikës së Kosovës, i cili ishte dërguar asaj për mendim. U sqarua se projektligji nuk ka kosto financiare shtesë dhe se nuk është në kundërshtim me standardet evropiane.

Anëtarja e komisionit, Albulena Haxhiu, duke vënë në pah faktin se ky draft-ligj është më i avancuar se sa ligji aktual dhe se ka nevojë për ndryshime të mëtutjeshme, shprehu shqetësimin e saj në nenin 108.2 b.

Mbledhja e Komisioni u mbyll në mungesë kuroumi.

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion