Lajmet e fundit

Nënkryetari Haliti merr pjesë në seminarin e 85-të “ROSE-ROTH” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

E Mërkure, 19.03.2014




Në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës të martën ka nisur punimet Seminari i 85-të "ROSE-ROTH" i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën: "Siguria dhe demokratizimi në Evropën Juglindore, konsolidimi i stabilitetit dhe përshpejtimi i reformave".

Në këtë seminar, ndër të tjera do të diskutohet për bashkëpunimin ushtarak në Ballkanin Perëndimor, menaxhimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Kurse në sesionin e pestë do të flitet edhe për Kosovën dhe Serbinë, me temën: "Kosova dhe Serbia: Situata aktuale politike dhe rruga përpara".

Në seminar po merr pjesë edhe një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari i parë, Xhavit Haliti. Ky seminar do të përfundojë punimet të enjten, më 20 mars.

 

Nënkryetari Haliti merr pjesë në seminarin e 85-të “ROSE-ROTH” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s