Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...

E Marte, 18.03.2014




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, ka shqyrtuar amendamentet e Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma. Duke i paraqitur amendamentet e këtij projektligji, kryetari komisionit tha se ato janë të harmonizuara në mes të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe bashkësive fetare. Komisioni, ndonëse i përkrahu ato, vendosi që miratimin e tyre ta bëjë në mbledhjen e radhës.

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...