Lajmet e fundit

Nga vizita e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Rumani

E Marte, 18.03.2014




Nga 16 -19 mars 2014 po qëndron për vizite tri-ditore në Bukuresht të Rumanisë një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës në përbërje; Zenun Pajaziti, Blerta Deliu, Teuta Sahatqija, Arben Gashi, Glauk Konjufca, Visar Ymeri, Ardian Gjini, Burim Ramadani dhe Emilija Redžepi, si dhe Arjeta Emra nga Keshilli Britanik.

Vizita është organizuar në vazhdën e përpjekjeve të intensifikimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me shtetet e Bashkimit Evropian të cilat ende hezitojnë ta njohin shtetin e Kosovës.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë takimeve të organizuara nga Qendra Rumune për Politika Evropiane është takuar me:

- Z. Petre Roman, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe ish ministër për Punë të Jashtme si dhe ish-kryeministër,
- Znj. Gabriela Cretu, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane e Senatit të Rumanisë,
- Z. Dan Lazea - nënkryetar i FortaCivica,
- Alexandru Coita, ish përfaqësues i përhershëm i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin Evropian, ish Sekretar i Shtetit, Ministria e Transportit,
- Z. Sever Voinnescu, ish anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Deputetëve të Rumanisë,
- Znj. Oana Popesku, drejtore e Global Fokus,
- Z. Dragos Dinu, koordinator i Sektorit Publik në Qendrën Rumune për Politika Evropiane, këshilltar ndërkombëtar dhe koordinator mbështetës,
- Z. Radu Iacob, këshilltar për Çështje Evropiane, Kabineti i kryeministrit,
- Z. Victor Giosan, këshilltar ndërkombëtar për sektorin publik, ish Sekretar i Shtetit në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë,
- Z. Radu Carp, profesor i shkencave politike, Universiteti i Bukureshtit,
- Z. Bogdan Stan, nënkryetar i Agjencisë Kombëtare për Integritet,
- Z. Silvu Ioan Popa, drejtor për Strategji, Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë Kombëtare për Integritet,
- Z. Csaba Ferenc Asztalos, kryetar i Këshillit Kombëtar i Anti-diskriminimit.


Temat që janë diskutuar gjatë takimeve ishin:

- Dimensioni Evropian i bashkëpunimit, përfshirë një fokus të veçantë në politikat anti-korruptuese dhe reformat e gjyqësorit në Rumani; sfidat kryesore për kandidat të BE-së dhe shtetet kandidate potenciale nga Ballkani; acquis Evropiane dhe roli në legjislacionin aktual.

- Bashkëpunimi politik - rinisja e dialogut politik, rivendosja e marrëdhënieve në kontekstin e sfidave të politikës së jashtme;

- Shoqëria Civile bashkëpunimi/dialogu - një debat rreth një qasjeje të çështjeve të ndjeshme dhe rezultatet e mundshme në lidhje me rifillimin e synimeve.

Ky aktivitet i radhës, sikur ai i vitit të kaluar në Sllovaki, ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit përmes diplomacisë parlamentare me vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Gjatë dy ditëve të kësaj vizite janë këmbyer informata dhe përvoja të ndryshme, si edhe argumente në favor të njohjes së Kosovës nga ana e shtetit rumun.

Kjo vizitë është organizuar nga Këshillit Britanik në Kosovë dhe është përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Ambasada Britanike dhe Ambasada ë Austrisë ne Prishtine. Organizimi i vizitës është bere në konsultim me Zyrën Ndërlidhëse të Rumanisë në Prishtinë dhe Qendrën Rumune për Politikë Evropiane (CRPE).

 

 

Nga vizita e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Rumani