Lajmet e fundit
Komunikatë për media-E kryetarit të Kuvendit të Kosovës dr. Jakup Krasniqit
E Hënë, 17.03.2014
Konfuzioni i krijuar rreth çështjes se vendimit të Gjykatës Kushtetuese për t'i dëmshpërblyer punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt është krejt i pa arsyeshëm për faktin se vendimet e Gjykatës në fjalë janë të pa diskutueshme. Për zbatueshmërinë e atij vendimi, ekzekutivit të vendit nuk i duhet kurrfarë vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Andaj, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kërkoj nga Kryeministri i Kosovës që të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pasi ai vendim është i pa diskutueshëm.
Për zbatimin e atij vendimi, ju nuk duhet të fshiheni pas Kuvendit.