Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit

E Enjte, 13.03.2014




Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë vazhduar sot me mbledhjen e rregullt plenare të datës 27 dhe 28 shkurt. Mbledhja është kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ndërsa janë votuar rekomandimet e tri debateve të dala nga këto mbledhje.

Fillimisht janë hedhur në votim rekomandimet (tetë sosh) mbi gjendjen e sigurisë në shkollat e Republikës së Kosovës. Rekomandimet i paraqiti deputetja Ganimete Musliu, ndërsa shtatë prej tyre janë përkrahur nga deputetët. Po ashtu, deputetët kanë mbështetur edhe 13 rekomandimet e dala nga debati parlamentar lidhur me gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Me shumicë votash, deputetët miratuan edhe tri rekomandimet e dala nga debati i zhvilluar për procesin e privatizimit të IGK "Ballkan", në Suharekë.

 

 

Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit