Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

E Mërkure, 12.03.2014




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) mbajti sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje të kryesuar nga Florin Krasniqi, kryetar i Komisionit, u diskutua për realizimin e Planit të punës së Komisionit për muajin mars të këtij viti. Komisioni vlerësoi se agjenda e punës së komisionit, e paraparë për këtë muaj do të realizohet në plotni, pas vizitave, të cilat komisioni pritet t'i realizojë në AKI, si dhe në drejtorinë e saj rajonale në Pejë.

Komisioni ka diskutuar edhe për ecurinë e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë.

 

 

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë