Lajmet e fundit

Nënkryetari i Kuvendit, Haliti, priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Ferrarese

E Mërkure, 12.03.2014




Krijimi i Grupit të Miqësisë në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Italisë, si dhe mundësia e investimeve italiane, kanë qenë temat kryesore në takimin në mes të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese. Ambasadori Ferrarese është shprehur i shqetësuar për moskrijimin e këtij grupi. Ai ka kërkuar nga Haliti që si nënkryetar i Kuvendit të angazhohet në mënyrë që sa më parë të krijohet grupi i miqësisë. Po ashtu, ambasadori italian ka premtuar se do të angazhohet që investitorët italian të investojnë në të ardhmen edhe më shumë në Kosovë.


Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, pasi ka falënderuar shtetin e Italisë dhe ambasadorin Andreas Ferrarese për ndihmën që ka dhënë dhe po e jap në Kosovë në shumë fusha, ka premtuar se do të angazhohet fuqishëm që Kuvendi i Kosovës të krijojë Grupin e Miqësisë me Parlamentin e Italisë, si një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave parlamentare. Ndër të tjera, Haliti e ka njoftuar ambasadorin italian se tashmë në Kosovë janë krijuar kushte më të mira për investime të huaja, duke përmendur në këtë rast edhe miratimin e Ligjit për Investimet.

Nënkryetari i Kuvendit, Haliti, priti m ambasadorin e Italisë në Kosovë, Ferrarese