Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 11.03.2014




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi Projektligjin për themelimin e Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror. Pas shqyrtimit të amendamenteve, komisioni vendosi t'i miratojë ato dhe t'i procedojë për shqyrtim të mëtutjeshëm sipas Rregullores së Punës.

Në këtë mbledhje komisioni ka shqyrtuar edhe shkresën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, lidhur me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për pagat e punëtoreve të Fabrikës se Gypave ne Ferizaj. Ndërsa shqyrtimi i rekomandimeve që kanë të bëjnë me funksionimin e Agjencive të Pavarura që i raportojnë Kuvendit, do të bëhet në mbledhjen e radhës së komisionit.

 

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...