Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Hënë, 10.03.2014




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit Ali Sadriu, temë diskutimi ishte shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me Projektligjin Nr.04/4744/L-236/1 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.

U theksua se Komisioni për Integrime Evropiane nuk ka përkrahur disa nga rekomandimet e Komisionit për këtë projektligj dhe se
janë paraqitur disa rekomandime tjera të Komisionit për Integrime Evropiane, në bazë të disa vërejtjeve që ka dhënë Zyra e Komisionit Evropian lidhur me këtë projektligj. Ndërkaq, u sqarua se Komisioni për Legjislacion dhe Komisioni për Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim kanë përkrahur këtë raport.

Pas një diskutimi të gjerë mes anëtarëve të komisionit, u vendos që Komisioni të mbajë një takim me përfaqësues të Zyrës së Komisionit Evropian, e më pastaj të merret vendimi final lidhur me rekomandimet e Komisionit për Buxhet dhe të Komisionit për Integrime Evropiane.

 

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike