Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron gratë e Kosovës
E Premte, 07.03.2014
Me rastin e Ditës së Gruas- 8 Marsit , kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, duke i përgëzuar gratë për këtë ditë të shënuar, iu drejtohet atyre me këtë mesazh:" Në çdo familje dhe shoqëri të civilizuar ju jeni simbol i dashurisë dhe i angazhimit për progres. Të gjitha institucionet e shtetit bëjnë përpjekje të vazhdueshme në avancimin e rolit të gruas në vendimmarrje, si dhe në të gjitha proceset tjera shoqërore.
Të dashura vajza dhe gra, nëna dhe motra: ne sot gjithashtu kujtojmë me respekt të veçantë edhe kontributin e jashtëzakonshëm të grave që kanë dhënë për çlirimin e vendit nga pushtimi i egër shekullor .
Në emër të Kuvendit dhe në emrin tim dua t'ju garantoj se do t' ju mbështesim në vazhdimësi në betejat tuaja për të qenë të barabarta në çdo pore të jetës.
Gëzuar!", theksohet në mesazhin e kryekuvendarit Krasniqi.