Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron mësuesit e Kosovës
E Enjte, 06.03.2014
Me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi iu drejtua mësimdhënësve me këtë mesazh:" Dita e nderimit të mësuesit na bën t' i përkujtojmë me nderim të veçantë, deri në përulje, të gjithë ata pishtarë të arsimit që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime dhe sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe. Sot, mësuesit, pedagogët, me punën e tyre të palodhshme po i japin një vizion koherent arsimit në Kosovë .
Në emrin tim dhe në emrin e Kuvendit të Kosovës, të gjithë mësimdhënësve ju urojmë këtë ditë të shënuar të arsimit, duke besuar në arritje e suksese edhe më të mëdha në të ardhmen", thuhet ndër të tjera në urimin e kryekuvendarit Krasniqi.