Lajmet e fundit

Kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, mori pjesë në ceremoninë ushtarake për nder të Epopesë së UÇK-së

E Mërkure, 05.03.2014




Në Kazermën "Adem Jashari", filloi sot manifestimi, Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Me këtë rast, në nderim të 16- vjetorit të rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, kryeparlamentari Krasniqi, vuri kurorë lulesh tek Obelisku, në Kazermën ku filloi manifestimi i kësaj Epopeje.