Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 05.03.2014




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviç - kryetare e Komisionit, u shqyrtuan tre projektligje: Projektligji për prodhimet mjekësore dhe pajisjet mjekësore, me amendamnetet e Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale; Projketligji nr.04/L-250 për themelimin e Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror, me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si dhe Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04-L-042 për prokurimin publik në Republikën e Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa.

Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim