Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Marte, 04.03.2014
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, shqyrtoi dy plane hapësinore: planin hapësinor "Monumenti i natyrës me rëndësi të veçantë Ujëvarat e Mirushës" dhe planin hapësinor të zonës me interes të veçantë të mbrojtur "Beteja e Koshares". Pas shqyrtimit të tyre, komisioni vendosi t'i mbështesë ato dhe t'i procedojë tutje për shqyrtim në mbledhje plenare.
Në këtë mbledhje, komisioni ka përkrahur edhe vendimin e Qeverisë për hartimin e planit hapësinor të parkut kombëtar "Bjeshkët e Nemuna", si dhe Projektligjin për regjistrimin e bujqësisë dhe Projektligjin për shitjen e banesave në bashkëpronësi.