Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 04.03.2014




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi dhe përkrahu dy projektligje: Projektligjin për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, si dhe Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çështjet që kanë të bëjnë me Agjencionin Kosovar të Privatizimit. Pas shqyrtimit dhe miratimit të tyre, këto projektligje do të procedohen tutje për shqyrtim final në mbledhje plenare.

Në këtë mbledhje, komisioni ka shqyrtuar edhe listën e propozuar nga Qeveria për anëtarë në Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës (AKK). Komisioni me shumicë votash u deklarua në favor të saj, ndërkaq të propozuarit: Ahmet Krasniqi, Halit Shabani, Ramë Manaj dhe Arbnor Kastrati, do t'i nënshtrohen votës së deputetëve në mbledhjen e rregullt plenare.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...