Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

E Marte, 04.03.2014




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, u shqyrtua në parim Projektligji Nr. 04/L-262 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Lidhur me këtë, komisioni formoi grup pune për amendamentimin e këtij projektligji, ndërkaq, përkrahën procedimin për lexim të parë në mbledhjen e Kuvendit.

Kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, njoftoi anëtarët e komisionit lidhur me vendimin nga mbledhja e Komitetit të Rishikimit të Strategjisë së sektorit të sigurisë, si dhe të Këshillit të Strategjisë së sektorit të sigurisë, se Forca e Sigurisë së Kosovës të kalojë në Forcat e Armatosura të Kosovës, me infrastrukturë të re dhe me ndryshime tjera. Lidhur me ndryshimin e misionit të FSK-së, Komisioni vendosi që të dalë më një qëndrim në mbledhjen tjetër të radhës.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së