Vende të lira pune

Për praktikantë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Dokumenti i Aplikimit

Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës e përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në partneritet me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) shpall

KONKURS

për praktikantë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Kandidatët e përzgjedhur do të sistemohen në Administratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe do të angazhohen në drejtoritë që mbështesin trupat punuese të Kuvendit.

Praktikantët do të përfitojnë nga një bursë mujore dhe do të shërbejnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në një periudhë 12 mujore, sipas Memorandumit të Mirëkuptimit.

Detyrat përfshijnë, por nuk kufizohen në: hulumtimet legjislative, përgatitjen e analizave të ndryshme të çështjeve që diskutohen në Kuvend, përgatitjen e agjendave dhe materialeve informuese, përgatitjen e raporteve dhe dokumenteve të ndryshme për deputetët dhe personelin mbështetës, përcjelljen e takimeve të komisioneve, etj.

Kushtet për Aplikim:

• I Diplomuar në Universitet (4 vjeçar) ose Master në Fakultetin Juridik;
• I Diplomuar në Universitet ose Master në Fakultetin Ekonomik ose Shkenca Politike;
• Nota mesatare mbi 7.5;
• Njohuri për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe institucionet e tjera në përgjithësi;
• Aftësi të mira komunikuese, me shkrim dhe me gojë;
• Njohja e mirë e gjuhës angleze;
• Pjesëmarrja në programet ekstra kurrikulare, dhe pjesëmarrja në aktivitete të shoqërisë civile, konsiderohet si përparësi.

Kandidatët e interesuar, duhet të paraqesin: një letër motivuese (në gjuhën shqipe dhe angleze), CV/ Rezyme, certifikatën e notave dhe diplomën.

Inkurajohen të aplikojnë femrat dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

Aplikacionet të dërgohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, zyra e personelit, kati II, nr. N218, ose në adresën elektronike: vacancy@assembly-kosova.org , më së largu deri më 21 dhjetor 2012, në orën 16:00.

Të përzgjedhurit duhet të jenë të gatshëm për të filluar praktikën nga data 3 janar 2013.