Vende të lira pune

Për plotësimin e pozitave

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit rishpall:

                                              KONKURS

Për plotësimin e pozitave si vijon:

Pozita: Koordinator /lektor i Njësisë
Shkalla: C - 8
Numri i pozitave: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i divizionit për çështje plenare dhe procedurale

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të Divizionit, koordinatori i njësisë është përgjegjës për:

• koordinimin e punës së zyrtarëve të Njësisë së transkripteve dhe të lekturës,
• lekturën si dhe hartimin e tekstit të konsoliduar të Transkriptit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit dhe të Seancës plenare,
• lekturën e Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë dhe të Seancës plenare,
• lekturën e rendit të ditës të seancës plenare dhe të mbledhjes së Kryesisë,
• lekturën e materialeve të tjera, me kërkesë të mbikëqyrësit, për nevojat e divizionit,
• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e divizionit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë shqipe,
- Përvojë profesionale, së paku 3 vjet, në përkthim të legjislacionit në institucione shtetërore.

Shkathtësitë:


- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyrë profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe gjuhës serbe.


Pozita: Përkthyes- Lektor shqip-serbisht dhe anasjelltas
Shkalla: C - 8
Numri i pozitave: 2 (dy)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i divizionit për Standardizim dhe Harmonizim Ligjor, Këshillim Juridik, Kërkim dhe Bibliotekë.

Detyrat dhe përgjegjësitë


Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit të divizionit, përkthyesi-lektori në gjuhën shqip-serbisht është përgjegjës për:
• identifikimin e shpërputhjeve gjuhësore dhe përfshirjen e tyre në raportin preliminar lidhur me standardizimin gjuhësor të tekstit në gjuhës serbe, me tekstin ne gjuhën shqipe të projektligjit të propozuara për shqyrtim dhe miratim në Kuvend,
• hartimin e raportit preliminar lidhur me shpërputhjet gjuhësore dhe gramatikore, të formuluara si sugjerime dhe udhëzime për procedim të mëtejmë në komisionet parlamentare,
• harmonizimin e tekstit final të ligjit, duke bërë standardizimin formalo-juridik dhe gjuhësor, ndërmerr të gjitha veprimet për përfshirjen e të gjitha amendamenteve që miratohen në seancë plenare, si dhe siguron/kontrollon që teksti i ligjit në gjuhën serbe të jetë unik me tekstin në gjuhën shqipe;
• lekturimin dhe korrekturën e tekstit të ligjit të miratuar në Kuvend,
• kryerjen e punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e divizionit.

Kualifikimi dhe përvoja:

- Diplomë fakulteti i gjuhës dhe letërsisë, fakulteti juridik.
- Përvojë profesionale, së paku 3 vjet, në përkthim të legjislacionit në institucione.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi për të përkthyer dokumente ligjore, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës serbe.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 07.03.2012, deri më 21.03.2012, deri në orën 16:00.
.