Vende të lira pune
Për plotësimin e pozitave
Duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit rishpall:
KONKURS
Për plotësimin e pozitave si vijon:
Pozita: Drejtor i Departamentit të Prokurimit DP/01-11
Shkalla: A - 10
Numri i pozitave: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Sekretari i Kuvendit
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e sekretarit, drejtori i Departamentit është përgjegjës për:
• organizimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e punëve në Departamentin e Prokurimit;
• zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të prokurimit, në përputhje të plotë me Ligjin për prokurimin dhe me rregullat financiare të aplikueshme në Kosovë;
• përkujdesjen e planifikimit dhe të zbatimit të kërkesave për prokurim, si dhe për dhënien e këshillave të nevojshme sipas kërkesave që paraqiten;
• përcjelljen, kontrollimin dhe zbatimin e përpiktë dhe unik të procedurave ligjore të prokurimit;
• pjesëmarrjen dhe mbikëqyrjen e punës së Komisionit për hapjen e ofertave dhe të Komisionit për vlerësimin e ofertave;
• nënshkrimin e procesverbaleve të punës së komisioneve;
• nënshkrimin e kontratave të prokurimit;
• organizimin e punëve dhe ndarjen e detyrave me zyrtarët e prokurimit;
• koordinimin e aktiviteteve të prokurimit me Agjencinë e Prokurimit Publik dhe me Këshillin për Rregullimin e Prokurimit Publik;
• hartimin e propozim-planit vjetor të prokurimeve, sipas kërkesave të njësive organizative;
• mbikëqyrjen e regjistrimit dhe të administrimit të dosjeve të prokurimit në librin e regjistrave nga inicimi deri te lidhja e kontratave, si dhe për futjen e tyre në bazën e të dhënave elektronike;
• ruajtjen e konfidencës së çdo informacioni për operatorët ekonomikë;
• koordinimin e aktiviteteve me Divizionin e Shërbimeve Teknike;
• kryerjen e punëve të tjera nga fushëveprimi i Divizionit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë universitare,
- Certifikatë valide, bazike ose të avancuar të prokurimit, të lëshuar në pajtim me nenin 25 të Ligjit për prokurimin,
- Përvojë profesionale, së paku 2 vjet në fushën e prokurimit.
Shkathtësitë:
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- Shkathtësi për zhvillim të shpejtë të aktiviteteve të prokurimit;
- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- Integritet të lartë personal dhe profesional;
- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 25.02.2012, deri më 12.03.2012, deri në orën 16:00.