Vende të lira pune

Për plotësimin e vendit të punës

Dokumenti i Aplikimit

Në bazë të Memorandumit të mirëkuptimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe DCAF me seli në Gjenevë , Administrata e Kuvendit shpall:

                           KONKURS

Për plotësimin e vendit të punës:

1 ( Një ) Këshilltar për mbështetje profesionale Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës
• Kohëzgjatja : 1 ( një ) vit me mundësi të ripërtritjes së kontratës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Këshilltari do të jetë në shërbim të plotë të Komisionit dhe i zbaton detyrat e tij nëpërmjet kryesimit të Komisionit;
• Këshilltari shfrytëzon kërkime të ndryshme dhe teknika analitike për të përgatitur udhëzime dhe politika për komisione, duke u bazuar në nevojat e komisioneve dhe në planin e punës;
• Si pjesë e punës së Këshilltarit do të jetë ndjekja e takimeve të Komisionit. Ai mban përgjegjësi për përgatitjen e përmbledhjes së çështjeve kyçe që janë ngritur gjatë takimeve, sipas nevojës;
• Këshilltari , gjithashtu, ndihmon të merren informata nga komisionet, draftpyetje për anëtarët dhe ndihmon në përgatitjen e raportit final për Komisionin. Këshilltari e vlerëson cilësinë e informatës dhe të kornizës ligjore, i analizon situatat e ndërlikuara politike dhe shoqërore, i përmbledh hulumtimet në një format të qartë, si dhe e identifikon dhe e vlerëson rrjedhën e mundshme të veprimit;
• Këshilltari duhet t’i gjurmojë zhvillimet në nivel lokal dhe rajonal, në fushën e politikave të sigurisë dhe mirëmban lidhje me organizata të rëndësishme lokale dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare.

Kualifikimet e kërkuara:

• Nivel të përgatitjes superiore universitare ose të ngjashme të fakultetit juridik, administrim publik, shkenca politike ose fusha të ngjashme;
• Përvojë akademike ose profesionale në çështjet e politikave të sigurisë, ose në hulumtimet e përqendruara në çështjet e politikave të sigurisë;
• Duhet të ketë aftësi analitike, si dhe përvojë për hartimin e raporteve, duke i pasqyruar zbulimet dhe rekomandimet;
• Njohuri të mira të proceseve, të politikave dhe të legjislacionit, si dhe njohuri thelbësore për ambientin e Kuvendit;

Aftësitë e tjera:

• Aftësi për të shkruar dhe për të biseduar në mënyrë konfidenciale dhe për t’i paraqitur qartë dhe në mënyrë të përmbledhur çështjet e ndërlikuara;
• Aftësia e komunikimit, e leximi dhe e shkrimi në gjuhën angleze, në shkallë të mjaftueshme, është e nevojshme;
• Aftësi për t’i paraqitur idetë për përmirësimin e politikave dhe të praktikave dhe për të gjetur zgjidhje të problemeve;
• Aftësi dhe gatishmëri për ta ndërtuar një rrjet të kontakteve profesionale brenda fushës së sigurisë dhe të politikës së mbrojtjes, duke i përfshirë edhe parlamentet ndërkombëtare;
• Të shfaqë aftësi për taktikë dhe diplomaci, ta ushtrojë zërin e vlerësimit dhe ta respektojë nivelin e konfidencialitetit;
• Aftësi përdorimi të kompjuterit, duke e përfshirë edhe programin Microsoft Office;
• Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe administrative, si dhe aftësi për t’i përfunduar punët në afat të caktuar.

Kuvendi i Kosovës u ofron mundësi të gjithëve dhe i inkurajon aplikuesit e të gjitha grupeve etnike dhe të të dy gjinive.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Webfaqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë ”, p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p.n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 03 mars 2010 deri më 17 mars 2010 deri në ora 16:00.