Vende të lira pune
Për plotësimin e vendeve të punës
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore shpallKONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:
1. • Titulli: Udhëheqës ekzekutiv
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: Një vit me punë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajsh
• Paga: 693 Euro
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Udhëheq punën e Njësisë Operative të KKTK-së në pajtim me vendimet e nxjerra nga KKTK-ja,
• Përgjigjet për zbatimin e të gjitha vendimeve të KKTK-së,
• Kryen të gjitha funksionet me të cilat e ngarkon kryetari i KKTK-së,
• Kryen obligimet e tjera sipas nevojave të KKTK-së.
Kualifikimet:
• Kandidati duhet të ketë kualifikim universitar në arkeologji, arkitekturë, etnologji, histori arti, si dhe trajnime në fushën trashëgimisë kulturore,
• Kandidati duhet të ketë së paku 10 vjet pune në vlerësimin, ruajtjen, konservimin dhe në menaxhimin/administrimin e trashëgimisë kulturore.
2. • Titulli: Zyrtar i trashëgimisë arkeologjike
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: Një vit me punë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajsh
• Paga: C-8
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Analizon gjendjen në fushën e trashëgimisë arkeologjike dhe propozon masat përkatëse,
• Propozon veprime kërkimore dhe studime shkencore e teknike,
• Propozon masa për përparimin dhe kompletimin e infrastrukturës ligjore të kuadrit profesional, shkencor, teknik dhe administrativ,
• Mbikëqyr planet dhe zbatimin e konservimit/restaurimit dhe të menaxhimit të integruar,
• Përmbush obligimet e tjera të fushës.
Kualifikimet:
• Kandidati duhet të ketë kualifikim universitar për arkeologji, histori, histori arti, me specializimin në fushën e arkeologjisë,
• Të ketë përvojë relevante në vlerësim, konservim ose në menaxhim/administrim në fushën e trashëgimisë arkeologjike.
3. • Titulli: Zyrtar i trashëgimisë arkitekturore
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: Një vit me punë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajsh
• Paga: C-8
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Analizon gjendjen në fushën e trashëgimisë arkitekturore dhe propozon masat përkatëse,
• Propozon veprime kërkimore dhe studime shkencore e teknike,
• Propozon masa për përparimin dhe për kompletimin e infrastrukturës ligjore, të kuadrit profesional, shkencor, teknik dhe administrativ,
• Mbikëqyr planet dhe zbatimin e konservimit/restaurimit dhe të menaxhimit të integruar,
• Përmbush obligimet e tjera të fushës.
Kualifikimet:
• Kandidati duhet të ketë kualifikim universitar në arkitekturë ose të fushës së trashëgimisë arkitekturore,
• Të ketë përvojë relevante në vlerësim, konservim ose në menaxhim/administrim në fushën e trashëgimisë arkitekturore.
4. • Titulli: Zyrtar i trashëgimisë së luajtshme
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: Një vit me punë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajsh
• Paga: C-8
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Analizon gjendjen në fushën e trashëgimisë së luajtshme dhe propozon masat përkatëse,
• Propozon veprime kërkimore dhe studime shkencore e teknike,
• Propozon masa për përparimin dhe për kompletimin e infrastrukturës ligjore, të kuadrit profesional, shkencor, teknik dhe administrativ,
• Përcjell gjendjen e trashëgimisë së luajtshme dhe bashkëpunon me institucionet përkatëse për parandalimin e trafikimit të trashëgimisë kulturore të luajtshme,
• Përmbush obligimet e tjera të fushës.
Kualifikimet:
• Kandidati duhet të ketë kualifikim universitar në arkeologji, histori, histori arti ose në ndonjë fakultet përkatës dhe trajnime në fushën e arkeologjisë ose të etnologjisë,
• Të ketë përvojë relevante në vlerësim, konservim ose në menaxhim të trashëgimisë kulturore.
5. • Titulli: Zyrtar i trashëgimisë shpirtërore
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: Një vit me punë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajsh
• Paga: C-8
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Analizon gjendjen në fushën e trashëgimisë shpirtërore dhe propozon masat përkatëse,
• Propozon veprime kërkimore dhe studime shkencore e teknike,
• Propozon masa për përparimin dhe për kompletimin e infrastrukturës ligjore, të kuadrit profesional, shkencor, teknik dhe administrativ,
• Përmbush obligimet e tjera të fushës.
Kualifikimet:
• Kandidati duhet të ketë kualifikim akademik universitar në arkeologji, histori, histori arti, art ose në ndonjë drejtim përkatës,
• Të ketë përvojë relevante në vlerësim, konservim dhe në menaxhim të trashëgimisë kulturore.
6. • Titulli: Asistent ekzekutiv
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: Një vit me punë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajsh
• Paga: D-7
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Ndihmon kryetarin në të gjitha angazhimet dhe i përpilon oraret e takimeve,
• Harton raporte për veprimtarinë ditore, javore, mujore dhe atë suksesive të KKTK-së,
• Zhvillon komunikim në emër të kryetarit,
• Hulumton dhe informon për aktivitet në kuadër të trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë vendit,
• Mban kontakt me aktorët që i përcakton kryetari i KKTK-së
• Kryen detyra të tjera të caktuara nga kryetari.
Kualifikimet:
• Kandidati duhet të ketë kualifikim universitar,
• Kandidati duhet të ketë njohuri të trashëgimisë kulturore dhe të menaxhimit.
7. • Titulli: Sekretar
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: Një vit me punë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajsh
• Paga: E-6
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Kryen çështjet administrative,
• Përgatit materiale për mbledhje,
• Harton procesverbalet, vendimet dhe projektet e KKTK-së,
• Mban procesverbale dhe përgjigjet për to,
• Përmbush obligimet e tjera të fushës.
Kualifikimet:
• Kandidati duhet ta ketë të kryer fakultetin juridik ose fakultetin e administrimit publik,
• Kandidati duhet të ketë përvojë në fushën e administrimit publik.
8. • Titulli: Zyrtar për Buxhet dhe Financa
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: Një vit me punë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajsh
• Paga: D-7
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Harton planin financiar të KKTK-së,
• Përgjigjet për çështjet e buxhetit dhe të financave të KKTK-së,
• Përmbush obligimet e tjera të fushës.
Kualifikimet:
• Kandidati duhet ta ketë të kryer fakultetin ekonomik,
• Të ketë përvojë në menaxhimin e çështjeve buxhetore dhe të financave.
9. • Titulli: Vozitës/logjistikë
• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: Një vit me punë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajsh
• Paga: F-5
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Bën transportin sipas nevojave të KKTK-së,
• Ngarkohet me çështjet e logjistikës,
• Mirëmban automjetin dhe kujdeset për dokumentacionin,
• Prezanton dhe arsyeton faturat dhe dokumentacionin për shpenzimet,
• Kryen detyra të tjera sipas agjendës së kryetarit ose të detyrimeve që përkojnë me punën e KKTK-së.
Kualifikimet:
• Kandidati duhet të ketë të kryer së paku shkollën e mesme. Niveli universitar është i preferueshëm,
• Kandidati duhet të ketë patentë shoferi të kategorisë B.
Të gjithë kandidatët duhet të jenë të pajisur me:
• Aftësi komunikimi (me shkrim dhe me gojë),
• T’i njohin gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe gjuhën angleze,
• T’i njohin programet kompjuterike,
• Të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
KKTK-ja ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret edhe kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës do të zbatohet në strukturën e kuadrove të administratës së KKTK-së .
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga faqja e internetit e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org) ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (rr. “Nëna Terezë ”, p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (rruga ``Nëna Terezë`` p.n.) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në: 038 200 10490 dhe 038 200 10493. Afati për konkurrim është prej 21 tetor, deri më 04 nëntor 2009, deri në orën 16:00.