Vende të lira pune
Udhëheqës i Divizionit për Protokoll, Mbështetje të Deputetëve dhe Komunikim, (DPDK/01/09)
- Numri i pozitave:1 (një)
- Angazhimi:i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
- Shkalla:B / 9
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të sekretarit të Kuvendit do të shërbejë si zyrtar i lartë profesional në Kuvendin e Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe të koordinimit të detyrave dhe të përgjegjësive lidhur me aktivitetet e Divizionit për Protokoll, Mbështetje Deputetëve dhe Komunikim;
- Organizon punët e protokollit të Kuvendit në përputhje me Ligjin për Protokollin e Shtetit, me Ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore dhe rregullave të protokollit, si dhe trajtimin, drejtimin dhe zbatimin e ceremonialit të Kuvendit;
- Përgjegjës për organizimin, ndjekjen dhe programimin e pritjes dhe të përcjelljes në bazë të praktikave protokollare të vizitave të delegacioneve të huaja të institucioneve parlamentare ndërshtetërore në Kuvend;
- Përgjegjës për koordinimin e punëve në seancat solemne, për mbështetje në seancat e rregullta dhe për vendosjen e trupit diplomatik dhe të të ftuarve të tjerë;
- Realizimin e vizitave të kryetarit të Kuvendit, të Kryesisë dhe të komisioneve parlamentare duke u ofruar mbështetje për udhëtimet zyrtare;
Kualifikimet e kërkuara:
Arsimimi:
Të ketë të kryer fakultetin, drejtimi: juridik, marrëdhëniet ndërkombëtare, komunikim, gazetari ose shkenca politike në njërin nga universitetet e njohura.
Aftësimi profesional nga lëmi i marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderohet përparësi.
Përvoja:
Të ketë 5 (pesë) vjet përvojë profesionale në shërbimin civil - në Komunikim, Protokoll. Përvoja në menaxhim konsiderohet përparësi.
Aftësi gjuhësore:
Njohje e rrjedhshme e gjuhës shqipe, e gjuhës serbe dhe njohja e mirë e gjuhës angleze, e shoqëruar me aftësi të mira të hartimit. Njohja e ndonjërës nga gjuhët e tjera zyrtare, që fliten në institucionet e BE-së, do të konsiderohet përparësi.
Aftësi të tjera:
- Kërkohet të ketë aftësi udhëheqëse dhe organizative, të jetë i hapur, të ketë mendim kreativ dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje.
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për të bashkëvepruar në marrëdhëniet efektive dhe të harmonishme me kolegët dhe me mbikëqyrësin.
- Njohuri për punën e Kuvendit, të jetë i/e aftë ta përballojë dhe ta organizoj punën, të jetë në gjendje të punojë me orar të ndryshueshëm.
- Aftësi për përdorimin e kompjuterit: Word, Excel etj.
Afati për konkurrim është prej 12 gusht, deri më 26 gusht 2009, deri në orën 16:00.