Vende të lira pune

Rishpallje e Konkursit për pozitën e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësit kryesor

Dokumenti i Aplikimit

I.

Institucioni i Avokatit të Popullit është përgjegjës për mbikëqyrjen, avancimin ,  mbrojtjen e të drejtave dhe të   lirive të njeriut në Kosovë dhe të personave fizikë e juridikë në territorin e Kosovës, në mënyrë që të sigurojë se personat e tillë janë në gjendje që me efektivitet   t’i ushtrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të mbrojtura me standarde ndërkombëtare  të drejtave të njeriut, ashtu siç janë paraparë  në ligjet në fuqi.

II.

Kuvendi i Kosovës, në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/06 për  institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe me   rregullat  e procedurës së  emërimit të  Avokatit të Popullit dhe  të zëvendësit  të tij kryesor , i fton të gjitha institucionet dhe organizatat që merren me mbikëqyrjen, me  avancimin dhe me   mbrojtjen e të drejtave dhe të  lirive themelore të njeriut në Kosovë, të propozojnë kandidatë për pozitën e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësit të tij  kryesor, si dhe  individët e interesuar për aplikim me kusht që të kenë rekomandimin e organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

• Subjektet e interesuara nga pika II e këtij konkursi  mund të propozojnë më shumë se një (1) kandidat.

• Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta këtë  në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore

III. Kualifikimet:

Kandidatët për secilën pozitë duhet të jenë personalitete të njohura me karakter të lartë moral, të paanshëm dhe me integritet, që të janë  të  dëshmuar e të përkushtuar për të drejtat e njeriut dhe që t janë banorë të përhershëm të Kosovës.

Të gjitha propozimet dhe aplikacionet individuale duhet t’i  bashkëngjiten dokumentacionit si  vijon :

a) Curriculum  Vitae (C.V.) (“autobiografia”);
b) Letrën e motivimit nga organizata ose institucioni propozues, ose nga  kandidati  kandidatja ,ose  nga të  dy
c) Aplikacioni i plotësuar;
d) Dëshmi për statusin e banorit rezident;
e) Shënimin  për  atë se  kandidati a propozohet  për pozitën e Avokatit të Popullit apo të zëvendësit kryesor, ose për të dyja? 

Propozimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri  më  27 Mars 2007, deri në orën 17:00.

Propozimet dhe aplikacionet dërgohen  personalisht ose me post në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr.,,Nëna Terezë’’ p.n,  Seksioni i Personelit , Zyra  N-217).

me e-mail: vacancy@assembly-kosova.org

me fax: +381 (0) 38 211- 183

Aplikacionet  mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në Sekretarinë e Kuvendit të Kosovës; në institucionin e Avokatit të Popullit (ndërtesa kryesore dhe në  zyra të  tjera në terren); ose

Forma elektronike: Ueb faqja e Kuvendit të Kosovës- www.assembly-kosova.org

Institucioni i Avokatit të Popullit- www.ombudspersonkosovo.org

Informatat tjera plotësuese mundë të merren çdo ditë pune deri në orën 17:00, në numrat e telefonit : + 381 (0) 38  211 – 181 dhe + 377 (0) 44  248 – 915.