Vende të lira pune

Për pranimin e praktikantëve në punë praktike

Dokumenti i Aplikimit

Në bazë të Urdhëresës administrative 2007/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/36 për Shërbimin Civil të Kosovës dhe të Rregullave statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës shpall

                           KONKURS

               Për pranimin e praktikantëve në punë praktike

1. 7 (shtatë) praktikantë me fakultet juridik
2. 3 (tre) praktikantë me fakultet ekonomik
• Paga mujore: 90 euro
• Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj

Kualifikimet e kërkuara:

Diploma e fakultetit juridik ose e fakultetit ekonomik,
Njohuri të programeve të kompjuterit: Windows, Excel dhe Word.

Konsiderohen përparësi:

Nota mesatare gjatë studimeve dhe
Njohja e gjuhës angleze.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit i mirëpret të gjitha kërkesat, si dhe kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të merret nga faqja e internetit e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org) ose në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë”, p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë``, p. n.) ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N - 217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.

Afati për konkurrim është prej 6 deri më 16 mars 2009, deri në orën 16:00.