Vende të lira pune

Nominim për gjyqtarë të Gjykatën Kushtetuese

Dokumenti i Aplikimit

                       FTESË PUBLIKE

                                për

PARAQITJEN E NOMINIMEVE PËR NJË GJYQTARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA KOMUNITETI SERB

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në pajtim me nenin 114.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 2008/03-L-121), i fton Kuvendin e Kosovës, institucionet gjyqësore, fakultetet juridike, Odën e Avokatëve, Shoqatën e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve, partitë politike, personat e tjerë relevantë juridikë dhe individë, të propozojnë kandidatë për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nga komuniteti serb . Një person, po ashtu, mund ta propozojë veten për kandidat.

Komisioni, në mënyrë të veçantë, do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës për kandidim sipas kushteve të parapara me Kushtetutë dhe me Ligj.

Kualifikimet

Kandidatët, për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës; juristë të shquar, me reputacion të shkëlqyeshëm profesional, me përvojë pune profesionale jo më pak se 10 (dhjetë) vjet, veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese - të dëshmuar, ndër të tjera, me punë profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civilë ose mësimdhënës universitarë dhe në punë të tjera të rëndësishme të natyrës juridike; individë me reputacion të shkëlqyeshëm moral, që kanë aftësi të plotë veprimi dhe që nuk janë dënuar për vepër penale.

Të gjitha propozimeve për emërime duhet t’u bashkëngjiten dokumentet si vijon:

a) Formulari për emërimin e kandidatit;
b) Formulari i deklarimit të të Nominuarit;
c) Curriculum Vitae (C.V) (autobiografia);
d) Letra e motivimit nga organizata ose institucioni propozues;
e) Dëshmia se është qytetar i Kosovës;
f) Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale.

Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se më 13, mars, 2009, deri në orën 16:00.

Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen personalisht në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë - Rr. “Nëna Terezë” p.n., Seksioni i Personelit, zyra N-217.

Aplikacionet mund të merren në këto vende: 

Forma e shtypur: në shërbimin përkatës të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, 
Forma elektronike: në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: + 381 (0) 38 211-181, 211-648, 211-182 dhe +377 (0) 44 147- 264.